ISLAMABAD

Dhjetëra mijëra të mbijetuar nga tërmeti i së shtunës në Pakistan, ende janë në pritje të ndihmave. Autoritetet pranuan se ka vështirësi në dërgimin e ndihmave, por thanë se po angazhohen për këtë qëllim.
"Tani kemi ngritur 5 kampe në lokacionet më të goditura nga tërmeti. Atje do të mblidhen ndihmat, të cilat pastaj do të shpërndahen në trevat e shkatërruara" tha kryeministri i Pakistanit Shaukat Aziz.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i të vdekurve është mbi 20.000 dhe pritet të shënojë rritje.