ZAGREB

Testet në Brianinë e Madhe konfirmuan se virusi i gripit i zbuluar tek mjellmat e ngordhura në Kroaci, është H5N1, virus nga i cili kanë vdekur rreth 60 persona në Azi. Ndërkaq, Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice, në konferencën për gripin e shpezëve në Otavë të Kanadës tha se do të bëhet gjithçka për të përkrahur programin, për ndihmë qeverive që të trajtojnë seriozisht çështjen që mund të paraqes epidemi shumë shkatërrimtare.