MOSKË

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nënvizoi sot rolin qëndror të Kombeve të Bashkuara në çështjet ndërkombëtare. "Ky është mekanizmi i vetëm universal për sigurimin e paqes dhe stabilitetit" tha Putin.
Ai gjithashtu tha se raportet me Shtetet e Bashkuara konsiderohen prioritet.
"Raportet me Shtetet e Bashkuara ne i shohim si njërin nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme ruse" tha Putin duke shtuar se falë përpjekjeve të përbashkëta, këto raporte kanë arritur një nivel të ri.