PRISHTINË

Kryeministri i Republikës çeke Jirzhi Paraubek ka qëndruar sot në Prishtinë, me c’rast ka takuar zyrtarë të lartë vendorë e ndërkombëtarë të Kosovës. Ai me këtë rast ka ofruar ndihmën e diplomacisë së vendit të tij, në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për statusin e Kosovës, e cila sipas tij do të duhej arritur përmes bisedimesh.