UASHINGTON

Sekretari i mbrojtjes Donald Rumsfeld, tha sot se pas zgjedhjeve të pergjithëshme në Irak në 15 dhjetor, do të ulet numri i forcave amerikane atje. Për disa media amerikane zyrtari i lartë i mbrojtjes sqaroi se në SHBA pritet të kthehen rreth 20 mijë ushtarakë. Ndërkaq në Amerike po shtohen thirrjet nga partia demokratike për tërheqje të trupave nga Iraku.