PRISHTINË

UNMIK-u i ka dorëzuar eshtrat e gjashtë serbëve dhe një qytetari me origjinë rome autoriteteve serbe në pikën kufitare të Merdares. Kufomat ishin gjetur në pjesë të ndryshme të Kosovës dhe janë vrarë gjatë luftës së viteve 1998 – '99. Zëdhënësi i UNMIK-ut ka thënë se kufomat në fjalë nuk ishin rezultat i ndonjë incidenti të caktuar gjatë luftës.