ANKARA

Shefi i CIA-s Porter Goss ka mbërritur në Turqi për bisedime me kryeministrin turk Erdogan dhe me zyrtarë të shërbimeve sekrete. Shtypi vendas ka lajmëruar se në qendër të takimeve është partia punëtore e Kurdistanit, e cila nga Uashingtoni dhe Ankaraja është cilësuar si organizatë terroriste.
Më herët gjatë ditës, ministri i jashtëm turk Abdullah Gul ka përgënjeshtruar raportet në mediat turke sipas të cilave shërbimet sekrete amerikane kanë kryer hetime në Turqi ndaj elementëve të dyshuar si terroristë.