BAGDAD

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan dhe Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur vlerësimin e ri të zgjedhjeve në Irak.
Misioni ndërkombëtar shpalli se do të dërgojë një ekip vëzhguesish të pavarur ndërkombëtarë për t'i shqyrtuar ankesat për parregullsitë në votimet e 15 dhjetorit.
Arabët sunitë dhe grupet sekulare shiite thanë se në zgjedhje pati mashtrime dhe frikësim të votuesve.