MOSKË

Ministria e Jashtme e Rusisë iu përgjigj ashpër komenteve të nënsekretarit amerikan të shtetit Niicholas Burns, i cili e riafirmoi përkushtimin e Uashingtonit për t'i dhënë shtytje demokracisë në Rusi.
Në një fjalim në fillim të muajit, Burns tha se qëllimi i politikës së jashtme në vitin e ardhshëm është "avancimi i agjendës demokratike të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Rusi, Ukrainë, Kaukaz dhe Azinë Qendrore".
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ruse Mikhail Kamynin tha se komentet e Burns e dëmtojnë dialogun konstruktiv mes dy vendeve.