PRISHTINË

Nga zyra e presidentit të Kosovës, sot është bërë e ditur se presidenti amerikan George Bush i ka uruar Ibrahim Rugovës "festat e fundvitit". Këtë urim, presidenti Ibrahim Rugova e ka vlerësuar si të "çmuar për Kosovën dhe për popullin e saj".