BEOGRAD

Partitë demokratike dhe të moderuara nacionaliste të Serbisë u dhanë fund bisedimeve 6-ditëshe pa arritur marrëveshje për qeverinë e re.
Lideri i Partisë Demokratike Vojisllav Koshtunica tha se bisedimet do të vazhdojnë dhe përbërja e qeverisë së re "me gjasë do të dihet javën e ardhshme".
Ndërkohë, ministri i jashtëm i unionit Serbi-Mali i Zi Goran Svillanoviq, ka thënë se prioritetet në politikën e jashtme nuk do të ndryshojnë, ndërsa për detyrat më të rëndësishme të qeverisë së re siç janë bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës dhe çështja e Kosovës, ekziston konsenzus i plotë.
Pas katër aktakuzave të fundit, mund të priten edhe tre të tjera, por asnjëra nuk do të jetë për oficerët aktualë të ushtrisë dhe policisë, ka thënë Svillanoviq.