MITROVICË

Policia e Kombeve të Bashkuara ka arrestuar një pjesëtar të Shërbimit Policor të Kosovës në veri të Mitrovicës, nën dyshimin se gjatë muajit prill të vitit 1999 ka vrarë tre shqiptarë dhe ka tentuar të vrasë edhe dy të tjerë. Avokati mbrojtës, Lubomir Pantovic, ka njoftuar se i arrestuari është Dejan Mihajlovic, 31 vjecar, kundër të cilit dëshmitë i kanë paraqitur disa banorë shqiptarë të fshatit Studime të komunës së Vushtrrisë.