12 njerëz kanë vdekur,përfshirë edhe një vajzë dy vjeçare, pas rrëzimit të një ndërtesë 10 katëshe në qytetin Konya të Turqisë. Njoftohet se 28 të tjerë janë lënduar, gjendja shëndetsore e të cilëve nuk është në rrezik jete. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar edhe 70 njerëz të tjerë të cilët kanë qenë në ndërtesë gjatë rrëzimit të saj.