BEOGRAD

Ka rifilluar sot në Beograd gjyqi kundër personave të akuzuar për vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiq.
Pala mbrojtëse ka ngritur akuzat ndaj gjyqtarit Marko Klajevic, se është anëtar i një grupi kriminal, rival me atë të Zemunit, të cilit i takojnë të akuzuarit për vrasjen e Xhinxhiqit.