UASHINGTON

Administrata e presidentit George Bush do ta dërgojë një delegacion në Lindjen e Mesme për përtrirjen e procesit të paqes, të prirë nga ndihmës sekretari i shtetit William Burns.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Richard Boucher tha se të dërguarit amerikanë nuk do të takohen me liderin palestinez Yasser Arafat, por do të bisedojnë me përfaqësuesit tjerë palestinezë.