UASHINGTON

Një ekspert zviceran ka parashikuar se vala e nxehtë, e cila verën që shkoi mbyti mbi 10 mijë njerëz vetëm në Evropë, është vetëm fillim i asaj që e pret planetin.
Martin Beniston nga Universiteti Fribourg tha se modelet klimaterike parashohin që gjatë verës, temperaturat mbi 30 gradë Celzius të jenë fare të zakonshme në Evropën jugore dhe perëndimore.