PRISHTINA

Shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana, ka premtuar se Bashkimi Evropian do të japë 100 milionë euro për Kosovën, fonde të cilat do shkojnë në projektet sociale, ekonomike dhe të infrastrukturës politike.
Njëherësh fondet do ndihmojnë dhe forcimin e policisë vendore, sistemit ligjor dhe luftës kundër krimit.
Solana ka përsëritur mbështetjen e Bashkimit Evropian për plotësimin e standardeve. Shefi i diplomacisë evropiane ka shtuar se zgjidhja e problemit të Mitrovicës nuk duhet të presë vitin 2005.
Gjatë ditës Solana është takuar me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës dhe administratës ndërkombëtare në Prishtinë.