PEKIN

Kina ka hedhur poshtë kritikat e bëra nga Shtetet e Bashkuara lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut në këtë vend.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze tha se "konfliktet janë rrugë pa krye", derisa ka nënvizuar se Uashingtoni nuk ka marrë parsysh arritjet që janë shënuar në përmirësimin e standardit të jetesës për qytetarët.