Ushtria amerikane ka pezulluar ofensivën kundër rebelëve irakienë në qytetin Fallujah për të lejuar inicimin e bisdimeve që do të t'u jepnin fund luftimeve gjashtëditëshe në të cilat janë vrarë më se 300 irakienë. Administratori amerikan i Irakut, Paul Bremer ka thënë se pezullimi është bërë edhe me qëllim të ofrimit të ndihmës dhe përkujdesit mjekësor për të plagosurit. "Sot në mesditë, forcat e koalicionit kanë inicuar një pezullim të njëanshëm të operacioneve, me qëllim të mbajtjes së takimeve ndërmjet anëtarëve të Këshillit qeverisës, udhëheqjes së Fallujas dhe kundërshtarëve të koalicionit", ka thënë Bremer.