BANGKOK

Zyrtarë të armatës së Tajlandës kanë thënë se gjatë përleshjeve të sotme në jug të këtij vendi, ushtarët kanë vrarë afro 130 kryengritës myslimanë. Raportohet se përleshjet kishin filluar në orët e hershme të mëngjesit kur kryengritësit në mënyrë të sinkronizuar kishin sulmuar afro 15 pika policore, baza ushtarake dhe kapacitete të tjera qeveritare në provincat Patani, Jala dhe Songkla. Kryeministri i Tajlandës, Shinawatra ka thënë se në këto përleshje janë vrarë dy ushtarë.