UASHINGTON

Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld ka kërkuar falje për keqtrajtimin e të burgosurve irakienë nga forcat amerikane, duke thënë se ai merr përgjegjegjësi të plotë për ato që kanë ndodhur. "Në ditët e fundit është diskutuar shumë se kush e bart përgjegjësinë për veprimet e tmerrshme që kanë ndodhur në Abu-Ghraib. Këto ngjarje ndodhën para syve të mi, si sekretar i mbrojtjes dhe unë marr përgjegjësi të plotë, tha Rumsfeld para komisionit kongresional.
Ai tha se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, edhe pas kërkesave të shtuara për këtë.
Rumsfeld tha, gjithashtu, se ekzistojnë edhe më shumë fotografi e madje edhe videoxhirime për keqtrajtimet.