UASHINGTON

Presidenti amerikan Bush do diskutojë me anëtarët republikanë të Kongresit problemet që lidhen me kalimin e pushtetit tek irakianët deri më 30 qershor dhe skandalin e keqtrajtimit të të burgosurve irakianë në burgun Abu Graib. Ushtarakët amerikanë kanë tërhequr vëmendjen se Iraku mund të shohë dhunë më të shtuar pas kalimit të qeverisë tek vendorët.