UASHINGTON

Shefi i drejtësisë amerikane, John Aschroft, ka hedhur poshtë akuzat se presidenti amerikan Bush ka dhënë urdhëra që lejonin shkeljen e ligjeve që ndalojnë torturën ndaj të burgosurve.
Megjithatë Ashcroft nuk ka pranuar të diskutojë me Kongresin dokumentat, sipas të cilave legjistlacioni kundër torturës nuk është i vlefshëm për presidentin kur ai urdhëron mbrojtjen e amerikës nga sulmet terroriste.
Sipas senatorëve demokratë ka dokumenta të nënshkruara nga presidenti, që mund të kenë krijuar bazë për abuzimet në burgun Abu Graib në Irak.