PEKIN

Kryeministri i Kinës Wen Jiabao i ka bërë thirrje shtetasve që të bëjnë të pamundurën për të parandaluar përhapjen e AIDS-it.
Ai premtoi investime më të mëdha të qeverisë në programet që kanë për qëllim ndalimin dhe kotrollimin e kësaj sëmundjeje.
Kina ka më shumë se 840 mijë të infektuar me virusin HIV. Megjithatë, agjencitë e Kombeve të Bashkuara thonë se shifrat mund të jenë më të larta dhe paralajmërojnë se në vitin 2010 më shumë se 10 milionë kinezë do të infektohen nga virusi HIV.