DONETSK\UKRAINË

Të paktën 25 minatorë janë mbytur pas shpërthimit të gazit në një minierë thëngjilli në Ukrainën Lindore. Një zëdhënës i Ministrisë për Situata Emergjente tha se 11 minatorë konsiderohen ende të zhdukur pas aksidentit në minierën e Krasnolimanksas në rajonin e Donetskit.