KOPENHAGË

Katër persona kanë humbur jetën sot pasi që avioni turistik i një kompanie daneze me të cilin udhëtonin u rrëzua në det në jug të Kopenhagës, ka bërë të ditur policia daneze. Ekipet e shpëtimit kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimave.