ATHINË

Flaka olimpike ka hyrë në Athinë, pasi ka kaluar në 26 vende duke filluar nga Australia më 4 qershor.
Gianna Angelopoulos-Daskalaki, drejtuesja e Komitetit organizator të këtyre lojërave duke folur gjatë ditës në kryeqytetin grek tha:
"Ceremonia e hapjes e Lojërave Olimpike do të tregojë përmes muzikës e kërcimit historinë e hershme të Greqisë dhe zanafillën e këtyre lojërave. Kjo do ta kënaqë dhe do të tërheqë vëmendjen e shikuseve në gjithë botën. Njëherësh do t'i befasojë ata."
Njëherësh është bërë e ditur se kampionit botëror në 100 metra, atletit amerikan Terry Eduards, i është ndaluar pjesëmarrja në gara për dy vjet, për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike. Ndërsa tenistja Serena Williams nuk do marrë pjesë për shkak të dëmtimit të gjurit.