SARAJEVË

Ekspertë të mjekësisë ligjore në Bosnje kanë zbuluar edhe një varrezë masive në Bratunac në lindje të Bosnjes. Varreza është zbuluar vetëm 50 metra larg vendit prej nga muajin e kaluar u ekshumuan 110 trupa të pajetë. Supozohet që viktimat janë myslimanë të Bosnjes të masakruar në Srebrenicë në vitin 1995.