NJU JORK / UASHINGTON

Amerikanët dje përkujtuan rreth 3000 viktimat e sulmeve terroriste të para tri viteve.
Në Nju Jork, prindërit e atyre që vdiqën në Qendren Tregëtare Botërore lexuan emrat e viktimave para një mase të madhe njerëzish.
Ceremoni rasti janë mbajtur edhe në Uashington për 184 viktimat që vdiçën atë ditë pas goditjes me aeroplan të ndërtesës së Pentagonit.
Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti George Bush ka udhëhequr minutën e heshtjes në nivel kombëtar. Me këtë rast presidenti Bush është zotuar se se do të vazhdoj luftën kundër terrorizmit.
Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale, John Kerry ka thënë se amerikanët duhet të jenë të bashkuar në përpjekjet për të mposhtur terrorizmin.
Manifestime përkujtuese janë mbajtur në gjithë Amerikën dhe në shumë vende tjera të botës.
Në Romë Papa Gjon Pali i Dytë e ka dënuar terrorizmin dhe ka shtuar se lutet për popullin amerikan.
Me rastin e 3 vjetorit të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara, në Kosovë udhëheqës partiak dhe institucionalë i dërguan letra mbështetjeje Zyrës Amerikane në Prishtinë.