BEOGRAD

Në Serbi sot po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Agjencitë e lajmeve raportojnë se në orët e para të ditës, nëpër vendvotime kanë dalë një numër shumë i vogël i votuesve.
Presidenti aktual, Borid Tadiq dhe kryeministri Vojisllav Koshtunica kanë mbledhur forcat pas raundit të parë, me qëllim që ti inkurajojnë votuesit që të mos votojnë për partinë Radikale Serbe.