NJU JORK

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld tha se nuk pret luftë qytetare në Irak.
Lidhur me armët e dyshuara të Irakut, Rumsfeld tha se të dhënat e kundërzbulimit për armët e shkatërrimit në masë para invazionit kanë qenë të gabuara.
"Doli se nuk zbuluam armë për shkatërrim në masë. Megjithatë, të gjithë në Kombet e Bashkuara e dinin dhe besonin se deklarimet e Irakut ishin të pavërteta. Por nuk mund të them përse kundërzbulimi u tregua i gabuar", tha Rumsfeld.
Ai gjithashtu tha se nuk ka parë dëshmi të forta për lidhjet ndërmjet ish presidentit irakien Saddam Hysein dhe kreut të rrjetit Al Kaida, Osama Bin Laden.