BAGDAD

Sipas ndërmjetsuesve të bisedimeve ndërmjet militantëve të klerikut radikal Moqtada al-Sadr dhe përfaqësuesve të qeverisë irakiane, është arritur marrëveshja që ata të dorëzojnë armët në shkëmbim të pagesave.
Që nga e hëna luftëtarët e al-Sadrit do të fillojnë të dorëzojnë armët.
Në zhvillime të tjera në Irak, forcat amerikane kanë arrestuar rreth 31 kryengritës gjatë një operacioni në kërkim të tyre në qytetin Mosul.