NABLUS

Ushtria izraelite tha se ka shkatërruar në Nablus shtëpinë e vetëvrasësit 16 vjecar palestinez i cili mbyti dje 3 persona në Tel Aviv.
Nëna e vetëvrasësit ka kritikuar militantët që e kishin dërguar djalin e saj të ri në mision vetëvrasës. Përgjegjësinë për shpërthimin e djeshëm në një treg në Tel Aviv e ka marrë Fronti Kombëtar për Çlirimin e Palestinës.