TIRANË

"Krimi i organizuar po hyn në jetën politike në Shqipëri, derisa personat që besohen të përfshirë në rrjetet mafioze mund të fitojnë vende në parlament në zgjedhjet e vitit të ardhshëm." Kështu ka deklaruar në një intervistë për Agjencinë franceze të lajmeve, AFP, ministri i brendshëm i Shqipërisë, Igli Toska.
"Krimi i organizuar është një rrezik real në Shqipëri. Pasi kanë pastruar paratë, trafikantët do kërkojnë të pastrojnë dhe emrin e tyre duke u futur në politikë apo duke blerë media. Kjo do të thotë se zhvillime të tilla do ta vënë shtetin në një pozitë edhe më të vështirë", ka theksuar Toska.