BANGKOK

Ministri gjerman i ekonomisë Wolfgang Clement ka thënë se mundësia e dobësimit të tepërt të dollarit amerikan është çështje që brengos tërë botën, dhe duhet të punohet së bashku për të zvogëluar rrezikun.
Ndërkaq, ministri gjerman i financave Hans Aikel, tha se nuk është në interes as të vetë Amerikës që të lejojë rënien kaq të shpejtë të dollarit.
Dollari shënoi dje sërish rekord rënie ndaj euros.