RABAT

Përfaqësuesit e mbi 20 vendeve arabe dhe të tetë vendeve më të industrializuara të botës janë mbledhur në Marok për të diskutuar reformat ekonomike dhe politike në botën arabe.
Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell ka thënë me këtë rast se "liria politike shkon së bashku me atë ekonomike" dhe se ndryshimet në Lindjen e Mesme mund të vijnë vetëm nga brenda.