BAGDAD

Zyrtarët e zgjedhjeve në Irak thanë se kandidatë nga 70 parti politike kanë aplikuar për zgjedhjet e 30 janarit.
Në valën e fundit të dhunës, 3 oficerë irakienë ishin në mesin e 11 viktimave që pësuan në zona të ndryshme të vendit, kurse një ushtar amerikan u vra në provincën Anbar.
Ndërkohë raportohet se ushtarët amerikanë dhe policia irakiene dje kanë arrestuar mbi 50 irakienë në bastisjet rreth qytetit Baquba, në veri të Bagdadit.