BAGDAD

Televizioni arab Al-Jazzira ka transmetuar një audiokasetë që pretendon të jetë e bin Ladenit, sipas së cilës emërohet Abu Musa al Zarkaui si kreu i Al-Kaidës në Irak.
Në mesin e zhvillimeve në Irak vecohet tërheqja nga pjesëmarrja në zgjedhje e partisë kryesore të myslimanëve sunitë për shkak të dhunës në zonat me popullsi sunite në veri dhe perëndim të vendit. Mohsen Abdel Hamid, kreu i kësaj partie, ka theksuar se megjithatë partia e tij nuk bën thirrje për mospjesëmarrje në zgjedhje.
Në të tjera zhvillime 13 njerëz humbën jetën nga një sulm vetvrasës me automjetë-bombë në Bagdad, derisa mbi 50 të tjerë u plagosën.
Sulmi ndodhi pranë selisë së partisë kryesore politike shiite, Këshilli i lartë për Revolucionin islamik të Irakut, derisa kreu i kësaj partie tha se sulmi ishte drejtuar kundër tij.