KËLN

Banorët e Gjermanisë perëndimore po përgatiten për vërshime të reja gjatë këtyre ditëve. Lumi Rin gjendet 10 metër mbi nivelin normal, ndërkohë që nëse ngrihet dhe një metër më shumë do të përmbysë qendrën historike të qytetit.
Ndërkaq Belgjika, që është goditur nga përmbytjet gjatë ditëve të fundit, po tregon shenja përmirësimi.