KOMBET E BASHKUARA

Grupi i vendeve të painkuadruara në Kombet e Bashkuara ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit që të ketë seancë të hapur publike me rastin e dëgjimit të raportit të inspektorëve lidhur me inspektimin në Irak.
Ambasadori jug-afrikan, Dum Kumalo tha në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit se nga mbledhja publike do të përfitonte kjo Lëvizje e painkuadruar e më se 110 vendeve.