DAVOS

Në Davos të Zvicrës ku ka filluar takimi i Forumit Ekonomik botëror, po marrin pjesë mbi 20 kryetarë shtetesh e qeverish.
Kriza irakene duket se është në qendër të një morrie takimesh.
Kryeministri turk, Abdullah Gul, i cili po ndjek punimet e kësaj konference, nuk ka dhënë përgjigje të qarta lidhur me pyetjen nëse Turqia do të lejonte përdorimin e bazave ushtarake në vend nga Shtetet e Bashkuara, në rast të një lufte të mundshme me Irakun.
Gul pritet të takohet nesër me Colin Powell.
Ndërkaq qindra demonstrues në Davos po kundërshtojnë një luftë të mundshme në Irak.