BAGDAD

Iraku sot refuzoi ultimatumin e paralajmëruar nga presidenti amerikan që lideri Saddam Hussein të largohet nga vendi. Kështu deklaroi ministri i jashtëm i Irakut, Naji Sabri. Ai poashtu tha se vendimi i Kombeve të Bashkuara për të tërhequr personelin nga Iraku ishte një vendim për keqardhje.