MOSKË

Katër ushtarë rus janë vrarë kur automjeti i tyre me të cilin udhëtonin ka shkelur në një minë në Çeçeni, kurse tre të tjerë janë plagosur.
Incidenti ka ndodhur disa ditë pas referendumit të së dielës për kushtetutën e re, e cila ri-afirmon statusin e Çeçenisë si pjesë e Rusisë.