BAGDAT

Tre gazetarë kanë vdekur, ndërsa së paku 4 të tjerë janë plagosur sot në Bagdat, si pasojë e luftimeve ndërmjet trupave amerikane dhe forcave irakene.
Viktimat ishin dy kameramanë, një i televizionit Reuters, tjetri i një kanali televiziv spanjoll dhe një gazetar i televizionit arab Al-Jazira, duke e cuar në 9 numrin e gazetarëve të vrarë në këtë luftë.
Burimet amerikane pohojnë se kanë qëlluar në zonën ku gjendet hoteli ku janë vendosur gazetarët, pasi janë goditur prej andej me armë zjarri.