ATHINË

Në Athinë janë zhvilluar protesta kundër luftës, derisa atje kanë filluar punimet e samitit të Bashkimit Evropian. Temat qëndrore të samitit janë zgjerimi i Bashkimit dhe rindërtimi i Irakut.
Kreu i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan ka deklaruar se udhëheqësit evropianë janë të bashkuar në mbrojtjen e qasjeve shumëpalëshe në zgjidhjen e krizave në përgjithësi dhe asaj irakene në vecanti.