UASHINGTON

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Goerge Bush ka thënë sot se kollapsi i regjimit irakian do t'e bëjë botën më paqësore.
"Saddam Hussein nuk është më në pushtet, dhe kjo është e sigurtë. Ai ishte në pushtet, por nuk është më dhe prandaj jeta e popullit irakian do të jetë shumë më e mirë", tha presidenti amerikan.
George Bush ka thënë se nuk është i brengosur për shkak të demostratave anti-amerikane në Irak, duke theksuar se protestat e këtilla janë simbol i lirisë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka thënë gjithashtu se Siria ka filluar "të marrë mesazhin" lidhur me bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara për kapjen e liderve irakian që arratisen.
George Bush ka thënë se beson që egzistojnë "shansa të mira" për të bindur Korenë Veriore që t'i japë fund programeve të saja për armë bërthamore.