KABUL

Dy ushtarë norvegjezë janë plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me persona të armatosur në veri të Kabulit.
Zëdhënësi i forcës ndërkombëtare në Afganistan, kolonel Thomas Loebbering ka sqaruar:
"Ka pasur një incident, në të cilin ishin përfshirë trupa të Forcës shumëkombëshe, që po vinin drejt Kabulit. Ka pasur dy viktima, të cilat janë dërguar në spitalin ushtarak për trajtim."