PEKIN

Kina sot ka bërë thirrje për dialog me qëllim të zgjidhjes së krizës bërthamore me Korenë Veriore, duke reaguar ndaj një deklarate të Phenianit që insiston për takim dy-palësh me Shtetet e Bashkuara para se të konsideronte bisedime shumë-palëshe.
Deklarata e Koresë Veriore ishte bërë pas zotimeve të përbashkëta të presidentit amerikan dhe kryeministrit japonez në takimin e fundit se kurrë nuk do të ''gjunjëzoheshin'' para shantazheve nga tendosja bërthamore.