GJENEVË

Gjysma e popullsisë së botës jeton në varfëri, është rezultati i dhënë në raportin e Organizatës Botërore të Punës, agjenci kjo e Kombeve të Bashkuara.
Thuajse të gjithë të varfërit, të cilët jetojnë me më pak se dy dollarë në ditë, janë në vendet në zhvillim.
Ndërsa 1 miliard njerëz mbijetojnë me më pak se 1 dollarë në ditë.
Shifrat e papunësisë në botë kanë kapur nivele nga më të lartat.
Sipas raportit në fjalë, rreth 180 milionë njerëz, në të gjithë globin, nuk kanë mundësi të gjejnë punë.