BRUKSEL

Komisioni Evropian kumtoi për një pako ndihme humanitare të vlefshme 11 milion euro për palestinezët në territoret e okupuara nga Izraeli dhe në Liban.
Në komunikatë thuhet se konflikti midis Izraelit dhe Palestinezëve ka patur ''efekte shkatërruese'' ndaj ekonomisë palestineze dhe ka shkaktuar krizë serioze humanitare.